Dje pasdite rreth orës 18:50, në një rrugë në Kërcovë është qëlluar me armë zjarri bartësi i listës së pavarur për këshilltarë, Alit Abazi, shefi I kabinetit të tij Destan Abdiu dhe Shaban Aliu.
Drejtori I urgjencës, Ilir Asani thotë se Alit Aabazi është në gjendje kritike. Ndërsa dy te plagosurit tjerë janë në gjendje stabile.
Nga MPB bëjnë të ditur se dyshuari për sulmin A.A nga Kërcova është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi penale, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se është siguruar edhe arma me të cilën është gjuajtur./InfoShqip.com










