Për të dytën ditë me rradhë, autoritetet në Maqedoni po zhvillojnë kërkime për dy policët e zhdukur nga Kosova. Dy zyrtarë policorë, të cilët po udhëtonin me veturë zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik kishin rënë në lumin Lepenc. Autoritet dyshojnë rrjedha e ujit mund të ketë bartur trupat e tyre në territorin e Maqedonisë, njofton Zhurnal.
Njësitë Speciale për Shpëtim të Policisë së Maqedonisë kanë zhvilluar kërkimet në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë, përkatësisht në Bllacë.
Në vend ngjarje sot ishte edhe zëvendës ministri i Punëve të Bredshme i Maqedonisë (MPB), Agim Nuhiu i cili njoftojë se nga sot në kërkimin e dy policëve të humbur të Kosovës, është kyçur edhe njësia speciale e policisë së Maqedonisë.
“Pas patrullimit të përbashkët të policisë kufitare, sot edhe Njësia speciale e policisë së Republikës së Maqedonisë është kyçur në kërkimin e kolegeve nga Kosova. Aktivitetet e koordinuara me autoritetet e Kosovës do të vazhdojnë”, ka thënë Agim Nuhiu, zëvëndës ministër.