Në këtë shtet studentët nuk paguajnë, por paguhen që të studiojnë

Interesimi i nxënësve që dilnin nga bankat e gjimnazit për universitetin ka qenë vazhdimisht në rënie në Danimarkë.

Të rinjtë u adresoheshin kryesisht shkollave dhe kurseve profesionale, duke shmangur koston e lartë dhe vitet e gjata të studimeve.

Por, gjithçka ka ndryshuar. Të ndjekësh studimet e larta në Danimarkë jo vetëm që është pa taksa e kosto të tjera, por edhe shpërblehet.

Qeveria daneze paguan me 1 mijë dollarë në muaj çdo student, që jeton e studion larg vendlindjes së tij. Megjithatë, kjo ka shkaktuar jo pak debat në vend. Pyetja që diskutohet është: a duhet të paguajnë taksapaguesit apo vetë studenti arsimimin e tij të lartë?

Ata që e mbështesin këtë nismë të qeverisë janë të shumtë, por po kaq të shumtë janë edhe kundërshtarët. Danimarka, Skocia, Norvegjia dhe Finlanda janë të vetmet vende në Europë ku nuk ka tarifë shkollimi për studentët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu