Në Kuvend kërkohet kthimi i shqiptarëve në pronat e veta në veri

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës.

Me këtë raste Saranda Bogujevci nga LVV-ja ka thënë se janë rreth 500 prona të shqiptarëve në veri që mbeten të uzurpuara nga serbët.

Edhe sot kjo pjesë e shtetit të Kosovës është vendi më i rrezikuar për t’u jetuar”, ka thënë ajo, derisa ka përmendur se nuk ekziston ende shkollë e as qendër mjekësore. Serbia vazhdon kolonizimin me ndërtimin e 300 shtëpive në Luginë e Diellit që do popullohen me 1500 serbë nga Serbia. Në këtë vendbanim do ndërtohet një kishë, mjekësi familjare dhe objekte të tjera. Shqetësimi i banorëve në veri është ndërtimi agresiv nga ana e serbëve kundër shqiptarëve duke i shpopulluar këta të fundit”, tha ajo.

E Abelard Tahiri nga PDK tha se pas shpalljes së pavarësisë, Kosova në veri nuk ka pas institucionet të veta, deri në vitin 2011, teksa shton se me qeverisjen e PDK-së është vendosur kontrolli atje.

“Nga 2011 e tutje kur ka fillu shtrirja e institucioneve në atë pjesë, vendosja e pikave doganore, është ndalë në masë të madhe kontrabanda edhe pse ka ende zhvillim i kësaj dukurie. Çështja e zgjidhjes së këtij problemi dhe vendosjes së kontrollit të sovranitetit ka ndodhur me qeverisjet e PDK-së dhe është mbështetur edhe nga partitë tjera”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu