Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancën e 61-të, me pyetje të deputetëve në rend të ditës. Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, pyetjet drejtuar Kryeministrit dhe ministrave bëhen së pari nga deputetët e opozitës. Sipas Rregullores së re të Punës, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, një seancë për pyetje parlamentare nga deputetët e opozitës mbahet një herë në muaj dhe zgjat dy orë.