Në lajmet e RTK-së hyn një person duke mbajtur në duar parullën “Radio Televizioni i Kurtit” (VIDEO)

Një person ka hyrë në studion qendrore të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës ku në dorë mbante një shkrim në të cilin thuhej “Radio Televizioni i Kurtit”. Ngjarja ka ndodhur më të nisur lajmet qendrore në RTK, ndërsa moderatorja reagoi duke kërkuar falje për skenat e ndodhura.

Ajo tha se në mënyrë të padijshme nga ana e stafit dhe redaksisë brenda RTK-së, persona të panjohur hynë dhe shfaqen atë parullë.

Ky aksion u bë nga Partia Socialdemokrate, konkretisht nga anëtari i saj, Nol Nushi.

Ai përmes një video tjetër të publikuar, i drejtohet moderatores se “kjo s’ka të bëjë kurrgjë me ju, po më vjen keq që qëlluat ju”, është shprehur ai.

Tutje, Nushi tha se “më e pandershme mund të jetë kapja e operatorit të vetëm publik televiziv”.

“Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet”, shkroi më pas Nushi në llogarinë e tij në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu