Në Maqedoninë e Veriut hyri në fuqi ora policore, për dy javë oraret nga 22.00 – 05.00

Nga ora 22:00 hyri në mbarë territorin e Maqedonisë hyri në fuqi ora policore, e cila ishte pjesë e masave të reja qeveritare, pas rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19. Sipas vendimit të Qeverisë dhe me kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive, ora policore nis nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Kjo masë do të jetë në fuqi për dy javë, apo do të skadojë më 22 mars.

Megjithatë rastet urgjente dhe ato me nevojë duhet të lajmërohen në numrin telefonik të Ministrisë së Brendshme 192, për të njoftuar për lëvizjen. Shërbimet kompetente në kalimet kufitare do t’i lëshojnë udhëtarët të cilët me automjete personale kanë lëshuar vendin para vendosjes së orës policore, gjatë së cilës do të zbatohet dhe masat aktive të deritanishme për test të detyrueshëm PCR për ata që vijnë nga ato vende për të cilat kjo procedurë është e detyrueshme. Edhe qytetarët që kanë udhëtime me aeroplan do të lejohen të lëvizin, duke dëshmuar vetëm me biletën e udhëtimit.

Lejet për qarkullim gjatë orës policore që janë dhënë për qytetarët dhe operatorët ekonomik vitin e kaluar, do të vlejnë edhe tani. Ndërkaq, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë duhet të lëshojë vendimetpër lëvizje të lirë për ata të cilët në ndërkohë i kanë humbur lejet, si dhe për ata të cilët kanë kërkesa plotësuese për leje për lëvizje në bazë të dëshmive për domosdoshmërinë e kësaj kërkese.

Me vendimin e fundit të Qeverisë janë përfshirë edhe të gjithë personat vendor dhe të huaj fizik, udhëtarë nga vendet e kontinentit afrikan të cilët hyjnë në kalimet kufitare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimisht do të udhëzohen në izolim shtëpiak 14-ditor.

Përndryshe,Kodi Penal, parasheh edhe denim në rast se ora policore nuk respektohet. Për personat fizik, është e paraparë dënim me gjobë ose me burgim deri në një vit, ndërsa për personat juridik gjobë deri në 30 milionË denarë. Kjo është rregulluar me nenin 206 të Kodit Penal, Paragrafi 1dhe 2.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu