Në mars paga mesatare neto në Maqedoni ka qenë mbi 30 mijë denarë, thotë EShS

Paga mesatare neto mujore për një të punësuar, në mars të këtij viti ka qenë 31.080 denarë dhe në krahasim me marsin e vitit të kaluar është rritur për 10,1 për qind, publikoi sot Enti i statistikave.

Rritja e këtillë i përket, para se gjithash, në rritjen e neto pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimeve (21,4 për qind), Art, argëtim dhe rekreacion 20,2 për qind) dhe Objekt për akomodim dhe veprimtari shërbyese me ushqim (19,5 për qind).

Rritje të neto pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar në krahasim me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimeve (16,9 për qind), miniera dhe nxjerrje të gurëve (13,5 për qind) dhe Industri përpunuese (7,1 për qind).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu