Në një lidhje me Adrola Dushin? Capital T sqaron raportin me modelen

Adrola Dushi dhe Capital T përfliten prej kohësh se janë në një lidhje së bashku. Ndonëse vetë modelja ka mohuar gjithçka, fansat nuk janë të bindur me përgjigjen e saj. Së fundmi, lidhur me këtë ka folur dhe Capital T, i cili dha një intervistë për vëllezërit Veshaj.

Adrola këndoi pak javë më parë një pjesë nga hiti i tij, “U bë vonë”. Capital T dëgjoi këtë pjesë dhe u habit kur vëllezërit Veshaj i thanë se është zëri i modeles. “E këndon mirë, por nuk e di kush”, tha artisti, duke shpjeguar më pas dhe raportin me modelen.

“Me Adrolën jemi shok shumë të mirë. Me këtë rast, e përshëndesim Adrolën. Nëpër emisione ma përmendin gjithmonë, por jemi shokë shumë të mirë”, tha ai duke iu dhënë fund spekulimeve për një romancë mes tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu