Në një lidhje me Evi Reçin? Ish-banori i BB VIP habit me përgjigjen e tij (VIDEO)

Pasi Kledi Hysa doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” u kthye në kryefjalë e mediae rozë për shkak të jetës së tij private. Fillimisht u komentua gjatë se ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur, Sheila Haxhiraj, me të cilën u njoh pikërisht në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por dy ish-banorët e BB VIP i hodhën këto thashetheme poshtë dhe zbuluan se kishin qenë pranë njëri-tjetrit për arsye pune. Kledi u shfaq në një videoklip të Sheilës.

Pas kësaj, Hysa u përfol se është në lidhje me një tjetër këngëtare të njohur. Është fjala për Evi Reçin. Por mes gjithë dyshimeve dhe thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë ata të dy.

Megjithatë duket se ka ardhur një lloj reagimi nga Kledi, i cili vendosi t’i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi në “Instagram”.

“Je vetëm apo i lidhur?”– ishte pyetja e ndjekësit. Ndërsa ish-banori i BBV ka vendosur të përgjigjet përmes një videoje ku shfaqet i ulur në një karrige.

Gjatë videos në fjalë modeli kthehet duke parë në të majtën dhe të djathtën e tij, ndërsa thotë thjesht “atëherë…”. Me këtë veprim ai nënkupton se është vetëm (të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.)

Vetë ata nuk ishin shfaqur krah asnjëherë njëri-tjetrit, por disa postime në “Instagram” ngritën dyshimet për një romancë. Në fotot publikuara prej tyre vihej re që kanë qenë në disa vende të përbashkëta. Për shembull, ata ishin të dy në Vlorë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu