Ne nuk bëjmë koalicion me Gruevskin! A do ta mbajnë betimin 4 partitë shqiptare?

Sonte në Alsat M, në kuadër të emisionit “200” do të mbahet debati në nivel partish me nënkryetarët e të gjitha subjekteve politike shqiptarepjesëmarrëse në zgjedhje – Izet Mexhiti i BDI-së, Bardhyl Dauti i PDSH-së, Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja “Besa” dhe Agon Ferati i Lëvizjes për Reforma –PDSH.

Drejtuesi i emisionit, gazetari Nazim Rashidi, e pyeti secilin nga mysafirët drejtpërdrejt se a do të koalicionin pas zgjedhjeve me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, apo, siç u tha, me një parti që drejtohet nga persona të inkriminuar.

Secili nga drejtuesit e subjekteve shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje u përgjigj se nuk do të bashkëpunojë me Gruevskin dhe partinë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu