Në Ohër sërish tërmet, ndihet fuqishëm edhe në Dibër

Tërmet me intensitet prej 3,7 ballësh sipas shkallës së Rihterit mbrëmë në orën 3:54 sërish është regjistruar në rajonin e epiqendrës së Ohrit. Sipas Qendrës sizmologjike mesdhetare evropiane, epiqendra ka qenë 6 kilometra në lindje nga Ohri në thellësi prej 6 kilometra.

Tërmeti më i fuqishëm në rrethinën e Ohrit është ndjerë dje paradite në orën 11:39 me intensitet prej 3,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër shtatë kilometra në veriperëndim të Resnjës, në thellësi prej pesë kilometrave në shtresën e tokës. Nga data 18 e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 800 tërmete. Shumica kanë qenë të dobët, me intensitet të Rihterit prej një dhe dy ballë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu