Në orët e para të mëngjesit, Arbana Osmani na prezanton për herë të parë me vajzën e saj (VIDEO)

Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji (1 shtator), teksa ajo dhe partneri i saj mirëpritën në jetë vajzën e tyre Zoi. Së fundmi moderatorja ka publikuar videon e parë të vajzës së saj të vogël që pas lindjes. Në një video në Instastory, ajo shfaqet me Zoin në krah, dhe krahas postimit shkruan: “Më në fund pak paqe.”

Ditën e djeshme moderatorja publikoi gjithashtu disa foto të saj ku dukej në super-formë pas lindjes së fëmijës së saj të tretë.

Arbana pozoi e veshur e tëra me të zeza, teksa kishte kombinuar një fustan me çizme dhe çantë të së njëjtës ngjyrë. Më 1 shtator Arbana lajmëroi se është bërë nënë për herë të tretë dhe ndau foton e parë me Zoin.

“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”- shkroi ajo krahas fotos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu