Një grua e cila pa nënën e saj duke u masakruar për vdekje nga një tigër, ka kërkuar 175 mijë funte dëmshpërblim nga menaxheri i parkut në Pekin të Kinës.
Gruaja e identifikuar si Zhou po mundohej ta shpëtonte vajzën e saj Zhao e cila kishte dalë nga vetura në një park, kur tigri e tërhoqi zvarrë dhe e copëtoi.
Zhou ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa e bija Zhao ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Por ajo tani përmes rrugëve ligjore është duke u munduar të dëshmojë se manaxheri i Pekinit, do të duhej të merrte një pjesë të përgjegjësisë së këtij incidenti të tmerrshëm.
Kohë më parë raporti i hetuesve kishin hedhur poshtë pretendimet se incidenti ishte një aksident, duke bërë bujë në mediat kineze.
Procesi gjyqësor i këtij rasti ka filluar sot në Pekin, ndërsa nëna e Zhaos, Zhou mbeti e vdekur nga një tigër i Siberisë më 23 korrik të vitit të kaluar. Tigri siberian ndryshe i njohur si tigri Amur, është një specie e mbrojtur në Kinë.










