Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër personit B.S. 52 vjeçar nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se akkryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.
Ai dyshohet se nga data 23.03.2011 deri në janar të këtij viti, i denoncuari si drejtor i Ndërmarrjes komunale publike “Kozjak” nga Nagoriçi i Vjetër u ka mundësuar 414 banorëve të këtij fshati ta shfrytëzojnë ujin për pije dhe ujitje, pa i paguar faturat në mënyrë të rregullt, shkruan Gazeta Lajm.
Me këtë rast, i pandehuri nuk ka iniciuar procedura adekuate gjyqësore për faturat e papaguara. Në këtë mënyrë, ai i ka shkaktuar dëm NPK “Kozjaku” dëm në vlerë prej 7.997.693 denarëve.