Në Preshevë sot tentim plani për rrëzimin e Shqiprim Arifit nga pushteti?

Në Preshevë sot është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal, me një plan për të rrëzuar kreun e kësaj komune, Shqiprim Arifin.

Partitë PVD, PDSH, LR-PDSH kanë bërë një marrëveshje të fshehtë e cila më pas u publikua për të rrëzuar nga pushteti komunal APN dhe drejtuesin e saj, Shqiprim Arifi, që mban postin e kreut të komunës.

Kjo situatë vjen pasi që LR-PDSH, një parti minore me tre këshilltarë braktisi ditë më parë koalicionin me APN, në shenjë pakënaqësie me pozitën e saj në kuadër të pushtetit komunal, por që nga APN u vlerësua si çështje interesash personale dhe grupore. Nga APN doli edhe nënkryetari i saj, Armend Aliu, i cili veproi në sinkron me LR-PDSH.

Tanimë PVD, PDSH dhe LR-PDSH kanë arritur marrëveshje që kreun e komunës përkohësisht deri në zgjedhje ta drejtor kryetari i LR-PDSH, Sami Salihu, Kuvendin ta drejtor PDSH, ndërsa PVD nuk ka bërë të ditur asnjë kusht. Megjithatë do të shihet sot në seancë se këto subjekte a kanë siguruar numrin e nevojshëm të këshilltarëve për të rrëzuar nga pushteti, Shqiprim Arifin, i cili po synon që të mbaj pushtetin e përkohshëm njëvjeçar deri në zgjedhjet e reja të vitit të ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu