E fejuara shtatzënë e Boris Johnson, Carrie Symonds është shprehur mjaft e shqetësuar mbi gjendjen e partnerit të saj, i cili kaloi natën e dytë të tij në kujdesin intensiv. 32 vjeçarja, nuk lejohet të jetë në krah të tij për shkak të shtatzënisë dhe një urdhëri të dhënë nga autoritetet spitalore që të sëmurët me Covid nuk mund të vizitohen nga familjarët e tyre.
Carrie, e cila besohet se po qendron në shtëpinë e çiftit në Londrën e Jugut, ia ka shprehur shqetësimet e saj dhe miqve. Një mik i saj i tha Telegrafit se ajo ishte e ‘shqetësuar’ dhe duke qarë në një telefonatë pas shtrimit të Johnson, dhe ishte ‘thellësisht e mërzitur dhe e shqetësuar për mirëqenien e tij’, tha gazeta.
Mbretëresha e Anglisë shprehu dje një kujdes personal ndaj Symonds, për të cilën tha se duhet të kujdeset, për fëmijën që pret të sjellë në jetë këtë verë, dhe se ajo pret me padurim shërimin e Johnson.
Boris dhe Carrie nuk e kanë parë njëri-tjetrin për dy javë pasi Johnson, 55 vjeç, fillimisht u sëmur më 27 Mars ndërsa zonja Symonds, 32 vjeç, po ashtu pati simptoma të ngjashme të sëmundjes gjatë fundjavës, po gjendja e saj nuk është përkeqësuar.
Kryeministri thuhet se është i vetëdijshëm por ka nevojë për oksigjen – dhe nuk dihet nëse ata kanë qenë në gjendje të flasin në telefon, por Carrie po njihet me gjendjen e tij përmes spitalit. Fëmijët e Borisit, Lara Lettice, 26 vjeç, Milo Arthur, 24 vjeç, Cassia Peaches, 22 vjeç dhe Theodore Apollo, 20 vjeç, gjithashtu do të informohen për gjendjen e tij nga mjekët e ICU në St Thomas ‘, sipas udhëzimit të NHS.
Ai gjithashtu ka një fëmijë të pestë, Stephanie Macintyre, 11 vjeç, pas një marrëdhënieje me këshilltaren e artit Helen Macintyre dhe një fëmijë të gjashtë nga një aferë tjetër, gjithashtu e përfolur, por sipas Daily Mail, jo të gjithë ata kanë interes të shtuar mbi shëndetin e tij. Shkak për këtë është bërë se ndarja me gruan e dytë të Johnson erdhi për shkak të shtatzënisë së të fejuarës të tanishme.










