Në pritje të fëmijës së parë, Marigona dhe Robin Krasniqi rrëfejnë se si janë njohur: Kush është “bossi” në shtëpi

Robin dhe Marigona Krasniqi kanë dhënë intervistën e parë si çift pas dasmës që mbajtën në Kosovë. Modelja dhe boksieri, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë, u celebruan pak muaj më parë në Gjermani ndërsa mbajtën një ceremoni madhështore në Kosovë.

Të ftuar në emisionin Në Kurthin e Piter Pan, ata kanë rrëfyer se si janë njohur. Marigona tregoi njiheshin prej vitesh por nuk kishte asgjë më shumë sesa miqësi. Më pas, me këmbënguljen e vazhdueshme, boksieri ka arritur që ta bëjë për vete modelen bukuroshe.

Jemi njohur prej 6 vitesh, kemi pasur një raport miqësor.”, tha Marigona ndërsa Robini shtoi: “Zemrën ia mora me shumë punë por me të vërtetë jam shumë i lumtur që sot jam me Marigonën dhe po krijojmë një familje. Është dhurata më e madhe që kam marrë në jetë.

Më është dashur shumë kohë që ta bind. Me disa sakrifica, i kam treguar se dua një familje dhe jo diçka tjetër.”, tregoi boksieri. Marigona foli gjithashtu dhe për djalin që po presin, gjininë e të cilit e zbuluan në dasmën që mbajtën pak javë më parë në Kosovë.

“E kemi zbuluar në ditën e dasmës, kemi duruar për 5 muaj. Çdo herë kam insistuar të shoh gjininë, por kisha bërë premtim dhe e kam përbajtur. Ne po presim një djalë.”, tha ajo. Njëri prej fëmijëve ishte kureshtar se kush është “bossi” në familjen e tyre. “Në shumicën e rasteve jam unë.”, u shpreh Marigona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu