Në radhë për selfie me sozinë e Barack Obama (FOTO)

Ai duket njësoj si ish-presidenti i Amerikës, por në fakt është Jose Oliveira dhe jeton në veriperëndim të Afrikës.

43-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për ngjashmërinë e jashtëzakonshme me Barack Obama, ndaj njerëzit shpesh e ndalojnë për të bërë foto me të.

“Që kur Barack Obama u bë president, më kanë ndaluar njerëz që më thonin se i ngjaj kështu që kam kaluar 10 vite të jetës me këtë nofkë. Disa njerëz më pyesin nëse jam vëllai i tij,” ka thënë ai për Telegraph, duke shtuar se edhe njerëzit që takon prej punës ia thonë të njëjtën gjë.

Jose është baba i tre fëmijëve dhe ka rrëfyer se bën të paktën 15 foto çdo ditë me njerëzit dhe ndihet mirë për këtë gjë pasi presidenti është njeri shumë i mirë.

Ai tregoi se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i tij që të vishet apo të duket si Obama, por vetë njerëzit kanë arritur ta shohin si sozi të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu