Në rrezik administratorët, ndryshon ligji

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i ka propozuar Qeverisë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Administratorët, me të cilën kërkon shfuqizim të testeve për kapacitetin intelektual, certifikatave për njohjen e gjuhëve të huaja, ndërkaq propozon dhe ndryshime në mënyrën e avancimit në punë të administratorëve.

Sipas sqarimit të Ministrisë, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Administratë kanë për qëllim që t’i përmirësojnë procedurat për zgjedhje, avancim dhe vlerësim të administratorëve, me çka do të rritet numri i kandidatëve përkatës për punësim, por edhe do të kontribuojë edhe për mbajtjen e kualitetit dhe motivimin e të punësuarve në administratën publike të Republikës së Maqedonisë.

Sipas propozimit, pjesa e provimit për kontroll të kapacitetit intelektual dhe testimi i personalitetit, të përfshirë në ligj, vetëm e komplikojnë procedurën për selektim të kandidatëve për punësim, ndërkaq më pas ndjeshëm nuk kontribuojnë për punësim në bazë të meritave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu