Në Serbi i përgjigjen Von Cramonit: Askush nuk mund të ofrojë propozime të reja për Asociacionin

Nga Serbia kanë folur për deklaratën e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Eruopian, Viola von Cramon lidhur me një plan për implementimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se askush nuk mund të ofrojë propozime të reja, por se ajo që pala prishtinase e ka pranuar si obligim me marrëveshjen e parë të Brukselit, duhet të zbatohet plotësisht

Në Prishtinë nuk ka vullnet politik për këtë. Tani jemi në fazën kur duhet të miratohet statuti i Asociacionit të Komunave Serbe. Është e qartë se Prishtina nuk e dëshiron këtë, dhe nuk e di pse do të Von Cramon të ndërhyjnë në të gjitha këto me njoftime për propozime të mundshme. Fillimisht Kurti ka propozuar Asociacionin pa kompetenca ekzekutive, e më pas ka mohuar ekzistimin e Marrëveshjes së Brukselit, duke deklaruar se Prishtina nuk do ta zbatojë Asociacionin sepse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se me këtë Kurti e ka anuluar qartë marrëveshjen e Brukselit, si dhe se nuk dëshiron të diskutojë për Asociacionin, por dëshiron ta ridrejtojë dialogun në drejtim të njohjes reciproke, gjë që, siç thotë ai, nuk është e pranueshme për Beogradin.

Referuar deklaratave të Von Cramon, edhe kryeministri Kurti, dy ditë më parë tha se nuk është në dijeni për ndonjë plan për formimin e Asociacionit.

Së pari Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe besoni që mua si kryeministër mjaft po më del ky Asociacion i Komunave të Kosova ekzistues. Në anën tjetër, unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndonjëfarë plani për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk besoj se mund të shtoj diçka të re”, tha kryeministri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Kurti tha se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon asociacione mbi baza etnike.

“Kushtetutshmëria në Kosovë nuk toleron asociacione mbi baza etnike. Mund të ketë asociacione mbi baza zhvillimore, por jo mbi baza etnike. Dhe le të mos harrojmë se po i pyete të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, nacionaliteti, religjioni, askush s’e ka prioritet një asociacion të tillë”, tha ai.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se ka informata se Qeveria e Kosovës e ka një propozim që lidhet me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu