Në Serbi nga e hëna hapen restorantet dhe kafenetë, 8 maj qendrat tregtare si dhe lehtësime tjera

Serbia, ku gati 170 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, do të lehtësojë më tej masat e kufizimit, me rihapjen së shpejti të restoranteve, dyqaneve me pakicë dhe transportit publik, njoftuan sot autoritetet.

“Restorantet dhe kafenetë do të rihapen nga e hëna, duke respektuar distancimin social dhe duke marrë të gjitha masat paraprake”, tha për gazetarët epidemiologu Branislav Tiodorovic.

Vendi me shtatë milionë banorë, në të cilin 8 500 persona në total janë infektuar me koronavirusin e ri, filloi më 24 mars lehtësimin e masave kufizuese, në veçanti duke autorizuar rihapjen e dyqaneve të vogla. Parukeritë dhe palestrat u kthyen në biznes të hënën.

“Trenat dhe autobusët ndërqytetas do të jenë në gjendje të lëvizin nga java e ardhshme, ashtu si edhe transporti publik”, tha Tiodorovic. Ai po ashtu njoftoi se qendrat tregtare mund të hapen më 8 maj.

Kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e kujdesit ditor në shkollat ​​fillore do të rihapen më 11 maj.

Në fund, trafiku ajror mund të rifillojë më 18 maj, duke u bërë edhe koordinimi me vendet e tjera. Aeroporti i Beogradit është mbyllur që nga 19 marsi.

Ja sipas datave se çfarë do hapet dhe masat që lirohen:

Që nga e hëna, 4 maj, kafeteritë, kafenetë dhe restorantet mund të fillojnë punën, përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe distanca sociale në hapësirë të hapura do të jetë e detyrueshme.

4 maji do të lejojë stërvitjet sportive në grupe në natyrë.

Nga 8 maji do të hapet Transporti publik, ndër urban dhe trafiku hekurudhor.

Nga 8 maji do të hapen qendrat tregtare.

Nga 11 maji do të hapen Kopshtet për fëmijë qëndrim të zgjatur.

Nga 18 maji do të hapen aeroportet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu