Në shkollën fillore “Sande Shterjoski” mësimi zhvillohet mes mykut, Dehari bëhet i verbër edhe pse sheh (FOTO)

Edhe pse me 3 maj të vitit 2015, Shkolla Fillore “Sande Shterjoski” në komunën e Kërçovës u bë men një godin komplet të re, e ndërtuar me mjete financiare nga Agjencia Amerikane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar USAID, ky objekt shkollor rrezikon të shembet nga mos kujdesi që kanë autoritetet komunale për arsimin në komunën e Kërçovës, shkruan Zhurnal.

Se situata është kështu dhe se e autoritetet komunale kanë dështuar në këtë sfreë më të ndjeshme të shoqërisë, tregon edhe fakti që në Shkollën Fillore “Sande Shterjoski” në Komunën e Kërçovës gjendja është kautike, mungon higjien, muret dhe dyshemet janë të mykura, ka banka dhe karige të thyera etj.

Prindër të revoltuar nga kjo gjendje kanë denoncuar këtë rast në Zhurnal, gjendje të cilën ne po ua transmetojmë nëprmjet fotografive më poshtë.

“Këto janë pamjet në Shkollën Fillore “Sande Shterjoski”, gjendje kjo e cila rrezikon shëndetin e fëmijëve tanë, myku dhe papastërtia mbisundojnë gjithandej. Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari po lexojmë kohëve të fundit se po harxhon para të majme në Strumicë, për produkte higjenike të tualetit të tij, për mish, çokollada, pije etj., e nga ana tjetër nuk paska komuna mjete për të mirëmbajtur një shkollë, një tempull nga ku dalin breza të rinjë të arsimuar dhe gjenerata të cilët do ta udhëheqin këtë popull”, thonë në reagimin e tyre prindërit që kanë denoncuar rastin.

Përndryshe, në Shkollën Fillore “Sande Shterjoski” në Komunën e Kërçovës mësimin e ndjekin nxënës shqiptar, maqedonas, turq dhe romë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu