Sipas bazës së të dhënave të Kryqit të Kuq në Shkup jetojnë 180 persona të pastrehë, njofton InfoShqip. Këto të dhëna i publikuan nga zyra e Kryqit të Kuq në Shkup me rastin e ditës ndërkombëtare të pastrehëve.
Por vetëm deri 50 persona në ditë vizitojnë punktin për të pastrehët në Mumin Potok. Qendra ditore për përkujdesje të të pastrehëve ekziston taahmë 8 vite.
Nga Kryqi i Kuq njoftuan se qendra për përkujdesje të pastrehëve ka bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për sezonin dimror.
Në qendër do të ketë 20 shtretër shtesë, gjegjësisht do të ketë gjithsej 40 shtretër. Sips nevojës , qendra do të mund të akomodojë edhe persona të tjerë./InfoShqip.com










