Në Shqipëri polic, në Itali hajdut, arrestohet 27 vjeçari shqiptar

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit.

Bëhet fjalë për shtetasin Klisman Nikolli, i cili në Shqipëri kishte shërbyer si pjesë e patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shëngjinit. Ai ishte prej disa kohësh në vëzhgim nga autoritetet shqiptare, pasi dyshohej se ishte përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

I riu ishte vënë në përgjim pasi kishte marrë leje të shpeshta nga puna si efektiv në Lezhë. Pas mbledhjes së provave, pritet edhe urdhër arresti nga gjykata në vendin tonë.

Nikolli është ndaluar nga karabinierët italianë 5 ditë më parë, teksa po tentonte të kthehej në Shqipëri. Në dhomën e hotelit ku po qëndronte me dy bashkëpunëtorët e tij Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç Policia gjeti valixhet e paketuara por planet e tyre për udhëtim u ndërprenë nga karabinierët,të cilët i prangosën. Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se vidhinin vilat në dy rajone të Italisë, Veneto dhe Friuli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu