Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe golin e dytë personal në ndeshjen Real Madrid – Deportivo la Coruna.
Portugezi shënoi për rezultatin 6-1 në minutën e 84 pas asistimit nga Lucas.
CR7 shënoi me kokë dhe në fund mori një lëndim në fytyrë sepse lojtari kundërshtar ngriti këmbën më shumë sa që duhet dhe e goditi sulmuesin e Los Blancos në fytyrë.
Ronaldo nuk u kthye në fushë dhe nuk u zëvendësua nga askush pasi Zinedine Zidane kishte shpenzuar zëvendësimet e lejuara për një ndeshje.
Real Madridi në fund fitoi me rezultat 7-1. /Telegrafi

I’ve seen it all now ???. #Ronaldo #laliga #realmadrid pic.twitter.com/UyylK9KmMr
— ??⚽️La Liga Gav??⚽️ (@LaLigaGav) January 21, 2018









