Në Tetovë u takuan funksionarët e Alternativës nga zona e Pollogut

Në selinë e Alternativës në Tetovë, sonte u mbajt takim me funksionarë nga zona e Pollogut.

Në takim morën pjesë Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor të RMV-së, Shpend Tairi – drejtor i Burgut të Idrizovës, Amir Bilalli – zv. drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, Bekim Emini – drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Majan Vejseli – drejtor i Hekurudhave Transport të RMV- së.

Gjatë bashkëbisedimit me aktivistët, funksionarët informuan për veprimtarinë e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve ku janë emëruar, projektet që janë duke u realizuar si dhe projektet të cilat janë në plan që të realizohen.

Takimet e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Alternativa – Dega Tetovë
Tetovë, 01.12.2022

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu