Në vend të paraburgimit Penalja vendos ti marrë pasaprortën Gruevskit

Gjykata Penale në Shkup u shqiptoi masa më të vogla të akuzuarve në rastin Titanik, në vend se paraburgim siç kërkonte PPS.  Ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski do të ngelet pa pasaportë dhe një herë në javë do të duhet të paraqitet në Gjykatë, dhe do të duhet ta kthejë pasaportën diplomatike të cilën e posedon.

Siç njofton InfoShqip, masa e njëjtë vlen edhe për katër personat e tjerë për të cilët PPS kërkonte paraburgim, sekretarët e mëparshëm të Qeverisë, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski, dhe ish ministrit për transport dhe lidhje dhe atij të punëve të brendshme, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska.

Masat për  përkujdes për të akuzuarit e tjerë  janë pranuar ndërsa PPS do të ankohet për të gjitha kërkesat të cilat nuk janë pranuar. Ankesë për marrjen e pasaportës do të dorëzojë edhe Sasho Mijallkov, përmes përfaqësuesit të tij ligjor Lubço Shvrgovskit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu