Në vetëm një vit, si kryetar i kuvendit Afrim Gashi, me agjendë intensive: 14 vizita zyrtare dhe mbi 170 takime me delegacione ndërkombëtare

Në vetëm një vit në krye të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari Afrim Gashi ka zhvilluar një agjendë të ngjeshur ndërkombëtare dhe institucionale, duke reflektuar angazhimin e tij për forcimin e diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan InfoShqip.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti Gashi ka realizuar 14 vizita zyrtare jashtë vendit, ku ka marrë pjesë në konferenca dhe forume ndërparlamentare me qëllim përforcimin e partneriteteve strategjike dhe promovimin e interesave të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Në kuadër të diplomacisë parlamentare, ai ka zhvilluar mbi 170 takime me delegacione të ndryshme, përfshirë përfaqësues të parlamenteve, organizatave ndërkombëtare, ambasadorë dhe institucione të tjera relevante. Këto takime janë fokusuar në avancimin e reformave demokratike, integrimin evropian dhe shkëmbimin e përvojave legjislative.

Gjithashtu, Kuvendi ka qenë mikpritës i një sërë pritjesh zyrtare për kryetarë të parlamenteve të vendeve partnere, duke e kthyer Shkupin në një qendër të rëndësishme të dialogut parlamentar dhe ndërkombëtar në rajon.

Kjo periudhë njëvjeçare është vlerësuar nga njohës të çështjeve politike si një ndër më dinamiket për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nën udhëheqjen e Gashit, i cili ka treguar përkushtim të lartë për afirmimin e rolit të parlamentit në politikën e jashtme dhe në zhvillimet demokratike të vendit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu