“Negociatat”, gazetarja: Lajm i madh, vendet skeptike ndaj Shqipërisë kanë ndryshuar qëndrim

Këtë të hënë në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, gazetarja e “ABC” Erisa Zykaj foli për negociatat me Bashkimin Europian.

Zykaj tha se tashmë pothuajse të gjitha vendet skeptike kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për Shqipërinë.

“Ka një lajm të madh për vendin, pasi është krijuar kthesa që pritej për më shumë se një vit, që prej vendimit zyrtar për marrëveshjen politike të marsit 2020, në bazë të të cilit vendet anëtare të BE morën vendimin që të hapet rruga për hapje të negociatave për Shqipërinë dhe RMV”, tha gazetarja Erisa Zykaj.

Ajo gjithashtu theksoi se vendet skeptike e kanë parë më të arsyeshme që problemet të trajtohen gjatë negociatave dhe tashmë sipas tyre është koha që t’i jepet fund zhgënjimit dhe plogështisë së krijuar në Ballkan.

“Jo vetëm qeveria Holandeze ka bërë publike qëndrimin e saj pozitiv për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit që shënohen me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri, por tashmë kemi pothuajse të gjitha vendet të ashtëquajtura skeptike, që në fakt janë realiste për vlerësimin e reformave në Shqipëri, krahasuar me Komisionin Europian që kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për Shqipërinë.

Ky është një lajm i madh për vendin, pasi është krijuar kthesa që pritej për më shumë se një vit, që prej vendimit zyrtar për marrëveshjen politike të marsit 2020, në bazë të të cilit vendet anëtare të BE morën vendimin që të hapet rruga për hapje të negociatave për Shqipërinë dhe RMV.

Këto shtete e kanë bërë ndryshimin për dy arsye kryesore, e para lidhet me faktin që të gjitha pavarësisht se theksojnë se ka probleme me Shqipërinë, por konsiderojnë që është më e volishtme që problemet të trajtohen gjatë negociatave dhe së dyti bëhet fjalë për një qasje gjeopolitike të BE-së.

Tashmë e gjithë lodhja e pandemisë dhe gjithë bllokimi që ishte kritikuar në politikën e zgjerimit që prej vitit 2020 ka krijuar një plogështi në Ballkan. Shtetet anëtare janë të vetëdijshme se është koha për të thyer këtë plogështi dhe zhgënjim, pra janë të vendosura që duhet dhënë një sinjal i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe zgjidhja në këtë rast për Shqipërinë është njohja e problemeve.

Por dua të them që etapa e dytë e rëndësishme është se kemi të bëjmë vetëm me vendimin qeverive të këtyre shteteve të ashtuquajtura skeptike. Etapa e dytë me rëndësi është që këto vendime duhet të kalojnë nga Parlamente përkatëse dhe këto vendime do të kalojnë vetëm javën e ardhshme sepse vende si Holanda, Danimarka , Gjermania, Franca apo Spanja kanë një politikë të tillë që debatojnë me parlamentet e tyre 1 javë para se të mbahet takimi i Ministrave të Çështjeve Europiane. Pra lajmi i mirë është që vendet skeptike për Shqipërinë kanë kthyer kursin dhe kanë një qasje pozitive”, u shpreh gazetarja.

Pjesë nga intervista:

Si është konfigurimi politik në parlamentin e Holandës dhe të Danimarkës?

Zykaj: Kjo nuk dihet ende dhe kjo është pikëpyetja që mban secilin nga ne. Nuk mund të themi se kjo është e kryer përderisa vendimi nuk ka kaluar ende në parlamentet përkatëse. Unë pres që të ketë një debat të vërtetë sepse nuk do të jetë një procedurë rutinë. Është shumë interesantë të shihet në javët e ardhshme se çfarë qëndrimi do të kenë grupimet politike nëse do të arrijnë një kompromis në këto parlamente në mënyrë që t’i vendosin vulën vendimit të qeverive të vendeve të ashtuquajtura skeptike dhe Shqipëria të mund të ketë më në fund rrugën e hapur për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Po nëse parlamentet nuk e ndjekin qeverinë, kjo e bllokon procesin?

Zykaj: Kjo e komplikon procesin dhe mund të shkojë deri në bllokim. Mjafton që një vend të mos pranojë

Gazetarja gjithashtu sqaroi se vendimmarrja është ende me unanimitet dhe se mjafton që një vend të mos pranojë dhe ky uninamitet bie, pra nuk bëhet e mundur hapja e negociatave me Shqipërinë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm më Francën sepse ende nuk e ka kristalizuar ende qëndrimin e saj në lidhje me Shqipërinë”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi: “Me të gjitha sinjalet që kam marrë nga vendet e ashtuquajtura skeptike është vënë re një ndryshim i kursit. Pra është vënë re një qëndrim pozitiv lidhur me plotësimin e kushteve të deritanishme pasi konsiderojnë që janë plotësuar mjaftueshëm për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ka pasur një ndryshim të vërtetë që prej raportimit të Komisionit Europian në datën 12 maj në Këshillin e Ministrave deri në datën 29 maj, ku jo vetëm Komisioni, por edhe Shqipëria ka raportuar se ka pasur një ndryshim të ligjit për Gjykatën e Lartë. Pra dy “D” e rëndësishme janë drejtësia dhe demokracia. Shtetet anëtare të BE nuk mund të negociojnë me një vend që nuk ka drejtësi dhe demokraci. Deri tani informacioni që vjen nga KE është se Gjykata Kushtetuese mund të quhet funksionale dhe Gjykata e Lartë është drejt funksionalitetit të plotë.”

Ajo shprehet se ky ndryshim është bërë tani sepse kanë rënë dakord për të dhënë një sinjal pozitiv për rajonin duke vendosur që problemet t’i trajtojnë gjatë negociatave.

Por a mund të mbahet Shqipëria peng i Maqedonisë së Veriut?

Zykaj: Sipas tyre Maqedonia e Veriut është mbajtur peng nga Bullgaria për një kohë të gjatë dhe në momentin që hequr veton për RMV atëherë bëhet e mundshme korniza e negocieshme për të shkuar tek fiksimi i një date.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu