Nën llupën e PSP-së: Blerje e shtrenjtë e VMRO-DPMNE e paguar nga administrata

Prej shtëpive skamnore të lagjeve të Shuto Orizares deri në vila në zemrën e Ohrit- nga VMRO-DPMNE nuk kanë ditur se ku të blejnë shtëpi për aq sa do t’ju mundësohej. Kurse më shumë kanë blerë tre vitet e fundit, njofton Portalb.

Prokuroria Speciale Publike hulumton se si është mbushur llogaria financiare e partisë që të arrijë tek shtëpia me vlerë prej 60 milion euro, por edhe se si është financuar fushata zgjedhore.

Pyeten donatorët të cilët paraqesin pjesën më të madhe të të ardhurave të partisë. Cila është vlera e një donatori të mesëm, kush ka dhënë dhe pse- nën dritën e hetimeve të PSP-së, TV Nova ka realizuar video e cila tregon raste të reja, por edhe i përfshinë hulumtimet disamujore të filluara që në vitin 2016.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu