Nëna e adoleshentit shqiptar që e masakroi qenin me sëpatë: Donte të vetëvritej, por e ndaluan shokët (VIDEO)

Pas disa ditësh nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kuçovë ku një djalë masakronte qenin me sëpatë, shumë reagime ka patur në media e rrjete sociale ku shumë qytetarë shpreheshin të revoltuar për veprimin e 14-­vjeçarit.

Një javë pas kësaj ngjarje ka folur për “Pasdite në Top Channel”, mamaja e djalit që masakroi qenin, Qamile.

Sipas Qamiles qeni ishte i sëmurë, i kishte ngrënë pulat dhe i ishte sulur edhe asaj. Djali nuk kishte duruar dhe e kishte vrarë.

Qamilja ishte e divorcuar nga burri dhe djalit i kishte rënë e gjithë pesha për të mbajtur familjen. Familjarët e ish-burrit nuk e ndihmonin e madje kishin tentuar të mbillnin tokën tek vendi ku rrinte qenin me pretendimin se toka dhe shtëpia nuk ishte e tyre.

Videon e kishte hedhur në internet një profesor në shkollën e 14­-vjeçarit.

Ky i fundit kur pa që video po shpërndahej gjithandej kishte tentuar të hidhej nga dritarja e shkollës, por shokët e klasës e kishin shpëtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu