Nëna e Florencit mes lotësh: Më sillni trupin e djalit t’a varros (VIDEO)

Familja e Florenc Beqirit ka hapur dyert e mortit pas ndarjes nga jeta e 23-vjeçarit në Marsejë. Mes lotësh familjarët kërkojnë drejtësi për djalin që sipas tyre është vrarë nga policët në burg.

Nëna e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj shtetit francez duke u shprehur se i kanë vrarë djalin.

“Kërkoj drejtësi, dua trupin e Florencit në Shqipëri. Florencin e ka vrarë policia franceze. Tubin ia kanë hequr djalit kur babai ka qenë jashtë”, është shprehur e ëma Laureta Beqiri për “Fax News”.

Po kështu edhe shokët e 23-vjeçarit, Fation Aliaj dhe Dashamir Dauti kërkojnë drejtësi. Ata shprehen se Florenci ka pasur një jetë shumë të vështirë dhe se kërkojnë trupin e tij të kthehet në familje. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu