“Nëna e githë bombave”, të shkrin trupin, plas mushkritë dhe çan daullen e veshëve (FOTO-VIDEO)

Ushtria amerikane hodhi bombën më të madhe jo bërthamore që ka në inventarin e saj dje në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit duke shkatërruar një sistem tunelesh të terroristëve të ISIS, ndërkohë që mendohet se aty ishin rreth 800 të tillë.

Bomba “GBU-43” ose siç thirret ndryshe “Nëna e të gjitha bombave” mendohet të ketë shkatërruar çdo gjë në një perimetër prej rreth 91 metrash, ndërkohë që janë të pallogariteshme pasojat fizike dhe psikologjike që lë tek armiku në një perimetër prej 200-300 metrash.

Albeu.com ka përgatitur një material në lidhje me bombën në fjalë, e cila konsiderohet si bomba më e madhe jo bërthamore dhe ka një diametër prej rreth 1 metër dhe gjatësi rreth 9 metër.

Fuqia shkatërruese pas shpërthimit të saj vjen për shkak se mbart plot 11 ton tritol.

Ccdokush që gjendet në hapësirën diametrin e shpërthimit shkrin në mënyrë të menjëhershme, kurse ndërtesat bëhen hi.

Përveç forcës shkatërruese të shpërthimit, arma vret armikun edhe për shkak se në momentin që shpërthen ajo largon menjëherë të gjithë oksigjenin në territorin ku është hedhur, ndërkohë që lë pasoja të rënda në mushkëri, plas daullet e vëshëve dhe dëmton rëndë shikimin për ata që ndodhen në rrezen e shpërthimit.

Nëse sërish ka armiq të mbetur gjallë, ata mbeten të shokuar dhe me pasoja të rënda psikoligjike për shkak të tmerrit që kanë përjetuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu