Nëna nga Gostivari shet veshkën për të siguruar shtëpi për fëmijët! (VIDEO)

Alije Sherifi nga Gostivari ka ofruar të shesë veshkën e saj për të siguruar të shtëpi për fëmijët e saj të cilët jetojnë në gjendje të mjerueshme.

Me paratë e fituara nga shitja e veshkës Alija thotë se do të sigurojë një shtëpi për familjen dhe fëmijët e saj.

“Unë nuk kërkoj më ndihmë prej askujt. I bëj apeli çdo personi që ka nevojë për veshkë le të lajmërohen në numrin tim, do e jap për një shumë parash për kulm mbi kokë. Më afër se vdekja nuk kam kurrgjë. Unë 50 vjet i bëna edhe 50 vjet tjera nuk do të jetojë, atë e di, të jetoj për fëmijët dhe të vdes rehat, me ata para do e lë me gojë le ta blejnë një banesë dhe fëmijët të mos mbesin në rrugë”, ka thënë Alije Sherifi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu