Nënkryetarja e LDK-së: Do t’i rikthejmë votuesit, synojmë më shumë komuna në zgjedhjet lokale

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se rënien e kësaj partie e shkaktoi mungesa e komunikimit me elektoratit, si dhe përfshirja në koalicione qeveritare.

Mendoj që rezultatin të cilin e ka shënuar Lidhja Demokratike e Kosovës kohëve të fundit nuk ka qenë rezultat vetëm i këtyre zgjedhjeve të fundit, ka qenë një rezultat i cili është akumuluar për disa vjet sepse rënia ka qenë e vazhdueshme por që rënia më e madhe është shënuar në zgjedhjet e fundit. Ka disa elemente të cilat mendoj mund t’i atribuohen kësaj rënie sa i përket mbështetjes qytetare, një prej këtyre është që në të kaluarën nuk është dëgjuar aq zëri i qytetarëve. Duke e fuqizuar lidhjet tona me degët ose strukturën të cilën e kemi do të arrijmë me kuptuar më mirë se cilat janë kërkesat e elektoratit në nivelin më të ulët, pra në nivel komunal e të fshatrave. Ka munguar një komunikim i tillë, për të kuptuar më mirë cilat janë kërkesat e qytetarëve”.

Ndërkaq sipas Mjekiqit, qëndrimi në koalicionet e mëhershme nuk i kanë dhënë kohë dhe hapësirë Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reflektojë për problemet e brendshme.

Gjithashtu në disa raste kemi qenë pjesë e koalicioneve të ndryshme qeveritare pa qenë partia e parë në pushtet. Për shkak të sistemit zgjedhor që ka Kosova çdoherë me përjashtime kërkohet që qeveria të jetë e koalicioneve, por qëndrimi në koalicionet e mëhershme nuk i kanë dhënë kohë dhe hapësirë Lidhjes Demokratike që të reflektojë për këto probleme të ndryshme të brendshme që i ka pasur përfshi edhe komunikimin, sepse ndoshta nuk e ka parë të nevojshme. Ndërkaq tani kur jemi në opozitë kemi më tepër kohë për të reflektuar, analizuar cilat kanë qenë problemet tjera sepse ka edhe të tjera dhe për ta rikthyer LDK-në në një afat të gjatë por me shumë vendosshmëri”, ka shtuar ajo.

Por, Mjekiqi ka konsideruar se rezultati i LDK-së në zgjedhjet nacionale nuk reflektohet edhe në ato lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu