Marrëveshja e cila u nënshkrua në gjuhën maqedonase në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Bullgarisë, parashikon mbështetje nga Sofja në rrugën e euro integrimeve të Maqedonisë, bashkëpunim në plan bilateral dhe multilateral, avancim i lidhjeve të transportit dhe komunikimeve, lehtësim të procedurave në dogana dhe kufijt, sigurim i mjeteve financiare për infrastrukturë rajonale dhe për projekte përtej kufijve, si dhe lehtësim të kontakteve mes qytetarëve të këtyre dy shteteve,njofton InfoShqip.
Borisov i cili e udhëheq delegacionin qeveritare të Bullgarisë, paraprakisht u mirëprit para Qeverisë së Maqedonisë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Menjëherë pas pritjes, kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, u takuan tet-a-tet, pasi që u mbajt takimi i delegacioneve të qeverive të të dyja vendeve. Ngjarjen po e ndjekin mbi 100 media, nga të cilat mbi 50 vetëm bullgare./InfoShqip.com










