Partitë politike dhe koalicionet që pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 dhjetor në vend, sot do të nënshkruajnë kodeksin për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.
Pas nënshkrimit të këtoj kodi, nga nesër, partitë politike do të fillojnë me fushatën e tyre zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor.
Disa nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme e kanë caktuar në agjendën e tyre se ku do të fillojnë fushatën, ndërsa disa prej tyre nuk e kanë përcaktuar ende.







