Nëntë viktima dhe 721 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.323 teste të kryera janë regjistruar 721 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1753 pacientë,

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 9 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 105.269 raste, prej të cilëve 93.942 janë shëruar, kurse 3.165 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.162 raste aktive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu