“Nëse do që një kalë të humb garën, i shton kilogramë”, Wenger bën krahasimin e çuditshëm për Hazard

Arsene Wenger beson se Eden Hazard po përballet me vështirësi në Real Madrid për shkak të gjendjes fizike. Ish-sulmuesi i Chelsea iu bashkua Madridit në verë gjatë verës dhe mbërriti në kryeqytetin spanjoll mbipeshë, para se të lëndohej pak para fillimit të sezonit të ri.

“Ndiej se ende nuk e kemi parë Hazardin që e njohim nga Anglia”, tha Wenger për BeIN Sports.

“Ai edhe nuk është fizikisht i gatshëm pas lëndimit që e pësoi. Mua më duket se ai nuk e ka vetëbesimin e njëjtë si në Chelsea”, shtoi ish-trajneri i Arsenalit.

“Mendoj se arsyeja është gjendja e tij fizike. Ai erdhi me shumë peshë, siç është thënë në gazeta”, theksoi ai.

Francezi më pas e bëri një krahasim interesant për ta shpjeguar gjendjen e belgut.

“Nëse dëshiron të bësh një kalë ta humbë garën, atëherë i shton kilogramë një kali që peshon 500kg dhe mjafton me kaq”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu