Nëse e keni gjyshin nga këto shtete, atëherë shumë lehtë mund të merrni edhe shtetësi tjetër

Përderisa veç mund ta keni një pasaportë nga shteti në të cilin keni lindur, ju gjithashtu mund ta merrni edhe një pasaportë tjetër nëse e keni gjyshin të lindur në disa shtete të caktuara.

Origjina familjare është më shumë sesa një temë bisedimi gjatë darkës – është edhe një mënyrë për t’i hapur dyert drejt vendeve të reja në botë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa shtete, ku nëse e keni fatin ta keni gjyshin nga këto vende, atëherë do të mund ta merrni edhe një pasaportë tjetër.

Irlanda
Edhe nëse nuk keni lindur në Irlandë, ju keni të drejtë të merrni shtetësi irlandeze nëse ndonjëri prej gjyshërve tu ka lindur në këtë ishull ose ka qenë shtetas irlandez në kohën kur keni lindur.

Mbretëria e Bashkuar
Aplikimi për shtetësi britanike përmes gjyshërve është proces tre-hapësh që merr kohë pak vite.

Nëse mund ta dëshmoni se njëri prej gjyshërve tu ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë ju fillimisht duhet të aplikoni për vizë britanike të origjinës, e që ju mundëson të qëndroni aty për pesë vjet.

Pas atyre pesë vjetëve, ju mund të aplikoni për vendbanim të përhershëm. Posa ta keni atë status për një vit, ju mund të aplikoni për shtetësi britanike.

Italia
Në Itali, pasardhësit e shtetasve italianë shpeshherë janë legjitimë për t’u bërë vet shtetas të Italisë dhe nuk ka limit se para sa gjeneratave paraardhësit tuaj janë larguar nga shteti përderisa e kanë pasur shtetësinë italiane deri kur kanë bërë fëmijë.

Spanja
Për shtetësi spanjolle mund të aplikoni nëse ndonjëri prej gjyshërve tuaj ka qenë vet spanjoll. Por, për të bërë kështu, fillimisht duhet të jetoni në Spanjë për 1 vit.

Hungaria
Hungaria i konsideron shumicën e njerëzve me gjyshër hungarezë si shtetas të tyre. Prandaj, krejt çfarë duhet të bëni është të aplikoni për ta verifikuar shtetësinë tuaj.

Gjermania
Nëse paraardhësit e kanë humbur shtetësinë gjermane për shkak të problemeve religjioze, politike apo racore nga viti 1933 deri në vitin 1945, atëherë keni mundësi ta riktheni atë shtetësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu