Ekziston frika se Kim Jong-un është i aftë të godasë kontinentin amerikan, por a është kjo zonë plotësisht e sigurt nga zemërimi i tij?
Tirani i Koresë së Veriut ka testuar për muaj me radhë raketa balistike, duke qëlluar mbi territorin japonez në gusht, çka solli dënime ndërkombëtare.
Por zona turistike bregdetare argjentinase, Mar del Plata u identifikua nga “ABC News” në Australi si pika më e largët e tokës që nuk mund të preket nga zemërimi bërthamor i tiranit.
Njerëzit atje po kënaqen me lajmet se mund të jenë të sigurt nga raketat e Kim-it, ndërsa zërat se lufta e tretë botërore është në prag, vijon të shtohen frikshëm.