Nesër ditë jopune, shënohet “Dita e Drurit”

Nesër ditë jo pune në Maqedoni, përveç se të punësuarve në shëndetësi, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.  Kjo pasi që do të shënohet aksioni i njohur “Dita e drurit-mbill të ardhmen tuaj”. Qeveria për këtë vendosi në mbledhjen e mbajtur të hënën. Mbi 2,6 milionë fidane do të mbillen gjatë aksionit të nesërm, ndërsa kjo ditë jopune do të kompensohet gjatë periudhës së ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu