Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujton se nesër fillon regjistrimi në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025-2026, transmeton TV21.
Regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit kyçen me llogaritë e tyre personale në schools.mk.
Mundësia e parë për regjistrim në shkollat e mesme do të fillojë nesër më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, ndërsa mundësia e dytë e afatit të qershorit do të jetë më 30 qershor. Listat përfundimtare të renditjes pas dy afateve të regjistrimit do të publikohen nga shkollat më 2 korrik.
Ndërkaq, afati i gushtit do të jetë më 21 gusht.