Nesër pritet erë e fuqishme, do të rriten temperaturat në Maqedoninë e Veriut

Sinoptikët në Maqedoninë e Veriut për ditën e nesërme bëjnë të ditur se moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe do të fryjë erë e fortë (mbi 60km/h) nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore.

Më pas pason një periudhë me mot të qëndrueshëm, i thatë, me rritje të temperaturave.

Dukshëm më ngrohtë do të jetë të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme, informojnë nga DPHM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu