Nesër skadon afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Nesër është afati i fundit i paraparë me ligj në të cilin duhet të nënshkruhen zgjedhjet lokale.

BDI-ja dhe kuadrot e saj në krye të komunave shqiptare nuk janë të interesuar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Nënkryetarja e integristëve që drejton Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, deklaroi se BDI-ja kërkon respektimin e afatit ligjor që zgjedhjet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj.

Së pari duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, i cili më pas do të nënshkruante zgjedhjet për kryetarët e komunave në Maqedoni, të cilat sipas ligjit duhet të mbahet më 14 maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu