Neymar ekzekuton një goditje të lirë, reagimi i Mbappes bëhet viral në rrjetet sociale (VIDEO)

Kylian Mbappe dhe Neymar ishin personazhet kryesorë të një klipi që u bë viral në rrjetet sociale. Përpara ndeshjes së PSG-së ndaj Stade de Reims, skuadrat po bënin stërvitjen e fundit para se ndeshja të fillonte. Lojtarët e PSG-së po ekzekutonin disa goditje të lira. Neymar merr topin dhe realizon një goditje perfekte në këndin e sipërm të djathtë.

Pas këtij goli të realizuar, kamera fokusohet te francezi, i cili shihet qartë që ka mbetur i habitur dhe gojëhapur nga goditja perfekte e brazilianit.

Në atë sfidë, ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ku autori i golit për PSG ishte Neymar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu