Neymar: Ëndrra ime Kupa e Botës, dua të luaj me Cristiano Ronaldon

Neymar para pak ditësh rinovoi me PSG dhe vendosi të mos kthehej te Barcelona, ku do luante sërish me Messin. Dëshira e brazilianit është të luajë me Cristiano Ronaldon dhe këtë e tregon në një intervistë për mediet franceze.

Dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Deri më tani kam lojtar me lojtarë të shkëlqyer si Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, por nuk kam luajtur ende me të. Dua të fitoj Kupën e Botës me Brazilin.

Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime më e madhe, por unë gjithashtu dua të fitoj gjithçka me PSG. Tani jam gati 30 vjeç dhe kam pasur një karrierë të mirë në nivelin personal”, u shpreh Neymar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu