Neymar ia gjen PSG-së zëvendësuesin e Mbappes

Paris Saint-Germain duket se ka pranuar humbjen në betejën e tyre për të mbajtur me çdo kusht Kylian Mbappen. Sulmuesi francez ka injoruar edhe ofertën e fundit për të rinovuar kontratën e tij edhe për pesë vitet e ardhshme. Marrëveshja aktuale e francezit skadon verën e ardhshme, që do të thotë se PSG mund ta humbasë atë falas pas dhjetë muajsh.

Në këto kushte, klubi i Ligue 1 po përgatitet për shitjen e mundshme të lojtarit. Për rrjedhojë, PSG ka nisur të mendojë për zëvendësimin e Mbappes me Richarlison të Evertonit, që është i pari në listë, pas rekomandimit të drejtpërdrejtë nga Neymar.

Sipas RMC Sport, PSG nuk ka marrë ende një ofertë nga Real Madridi për Mbappen, por dëshira e lojtarit është që të transferohet në Spanjë.

Sulmuesi francez e ka njoftuar klubin parisien se ai nuk e ka në plan të nënshkruajë kontratën e re dhe në verën e vitit të ardhshëm mund të largohet si i lirë.

Gjatë kësaj jave, pritet ofertë formale nga Real Madridi për Mbappen, që besohet të jetë në 100 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu