Neymar me mesazh emocionues për Barcelonën, ka edhe diçka për Messin (VIDEO)

Neymar ka vendosur t’i drejtohet me një letër lamtumirëse Barcelonës dhe shokëve të skuadrës që la atje.

Braziliani që sot u bë lojtari më i shtrenjtë në histori, ka deklaruar se nuk ka qenë aspak i lehtë vendimi për të lënë Barcelonën.

Ai në letrën e tij thotë se jeta e sportistit është e imponuar, duhet marrë vendime, teksa të qenit pjesë e Barcelonës, është realizim i ëndrrës për të.

Tutje ai ka kujtuar ndarjen e dhomës së zhveshjes me lojtar si Messi, Valdes, Xavi e Puyol, teksa shton se Barcelona është një komb që përfaqëson Kataluninë.

Në mes të kësaj letre, nuk harron ta cek se Lionel Messi është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, më i miri i historisë dhe i papërsëritshëm në këtë sport./Lajmi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu